Futboll

Raphinha, lojtari më i mirë i sezonit në La Liga

Raphinha

Braziliani Raphinha është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit 2024/25 në La Liga.

Këtë e ka bërë të ditur të premten faqja zyrtare e La Ligas.

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, në 36 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin spanjoll në edicionin e kaluar realizoi 18 gola dhe bëri 11 asistime.

Raphinha ka merita të mëdha që Barcelona arriti ta fitojë La Ligan.