Skuadra e Barcelonës ka për qëllim që t’i fitojë të gjitha trofetë këtë edicion. Kështu të paktën ka deklaruar sulmuesi brazilian, Raphinha.
Braziliani në konferencën e mbajtur të martën para ndeshjes me Bayern Muenchenin, ka deklaruar se skuadra duhet të punojë shumë për ta arritur këtë qëllim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi është të fitojmë Ligën e Kampionëve e La Ligën. Duhet të përkushtohemi të fitojmë sa më shumë tituj këtë edicion. Ne do të luftojmë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Ne do të luftojmë për njëri-tjetrin, duhet të jemi të përgatitur dhe duhet të punojmë shumë”, ka theksuar sulmuesi i Barçës.
Barcelona dhe Bayerni do të përballen të mërkurën nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Të shtunën Barçën e pret edhe një ndeshje e vështirë. Do të takohet me Real Madridin si mysafir nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligas.