Futboll

Ramaj pritet të jetë pjesë e Dortmundit në Kupën e Botës

Diant Ramaj

Diant Ramaj

Portieri Diant Ramaj do të kthehet te Borussia Dortmundi në qershor dhe do të udhëtojë me ekipin gjerman në Kupën e Botës për klube që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dortmundi do t’i ketë të paktën tri ndeshje në Kupën e Botës për klube. 

Portieri Ramaj kompletoi në janar transferimin te Dortmundi. Ramaj u ble për 5 milionë euro nga Ajaxi dhe menjëherë u dërgua në huazim te Copenhageni për të fituar eksperiencë.

Ramaj mund të bëhet portieri i parë te Dortmundi. Ka raportime se portieri i parë i Dortmundit, Gregor Kobel, mund të transferohet në Angli. Nëse Kobel largohet, atëherë vendin e tij do ta zë Ramaj.
Botërori i klubeve zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik.