Diant Ramaj ka thënë se te Borussia Dortmundi nuk dëshiron të jetë portier i dytë. Ai ka kërkuar rolin e titullarit te skuadra elitare e Gjermanisë. Portier i parë te Dortmudni është zvicerani, Gregor Kobel. Por Ramaj nuk pranon të jetë rezervist.
23-vjeçari Ramaj në shkurt të këtij viti iu bashkua Borussia Dortmundit nga Ajaxi për pesë milionë euro, por u huazua menjëherë te klubi i madh nga Danimarka, Copenhagen. Ai ishte titullar te ekipi danez. Me Copenghagenin fitoi titullin dhe Kupën e Danimarkës.
“Dua të vazhdoj të luaj, të marr minuta, të stërvitem. Prandaj një gjë është e qartë për mua. Nuk do të rri në stol në Dortmund”, ka thënë Ramaj për Bild.
Deklarata e tij ka bërë bujë në Gjermani. Shumë mediume kanë shkruar se deklarata e Ramajt mund të krijojë mosmarrëveshjes mes portierëve. Kosovari Ramaj e sheh veten si portieri më i mirë i brezit të ri në Gjermani.
“E kam thënë që jam portieri më i mirë i brezit të ri. Dhe mendoj se e kam vërtetuar këtë në muajt e fundit”, ka shtuar ai.
Ramaj me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Kobel është duke u kërkuar nga disa klube. Por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen.