Futboll

Ramadani: Jemi gati për ndeshjen me Shkëndijen e Tetovës

ramadani

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani ka thënë se janë munduar ta rigjenerojnë ekipin pas pauzës që kishin me kombëtaren.

Ka thënë se në katër stërvitjet e fundit ka qenë i gjithë grupi në dispozicion dhe pak a shumë e dinë se kush do të fillojë.

Ramdani ka deklaruar se i gjithë ekipi është gati.

“Para se të jap përgjigjen dua ta shfrytëzoj këtë moment pas lajmit të hidhur, ka ndërruar jetë Shpat Kasapi. E kemi pasur mik, shok. Dua t’u shpreh ngushëllime të gjithëve. T’i kthehemi pyetjes. Jemi munduar ta rigjenerojmë ekipin gjatë pauzës që kishim me Kombëtaret. Stafi mjekësor arriti që stafi mjekësor ta kompletojë ekipin. Ata janë njerëzit kryesorë. Katër stërvitjet e fundit ka qenë i gjithë grupi në dispozicion. Pak a shumë e dimë se kush do të fillojë. Ndoshta nuk është korrekte ndaj futbollistëve që të deklarojmë kush do të luajë. Për Tushën dua ta jap lajmin me dy fytyra. E kemi pritur që ai të kthehet në dhejtor, por ai është gati. E kemi larguar nga lista e UEFA-s pasi kishim nevojë për një futbollist tjetër. Gjithë ekipi është gati. Shpresoj që nesër të japim maksimumin duke e vlerësuar Shkëndijën. Neve na pret ndeshja më e vështirë”, ka thënë ai.

Ramadani ka shtuar se për paraqitjet që i ka pasur Shkëndija në këtë garë, është ndeshje e veçantë.

Sipas tij, janë  dy skuadra shqiptare dhe të dyjat ballafaqohen me njëra-tjetrën, një ditë para festës së flamurit.

Kemi presion. Jemi para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që është rikthyer i gjithë ekip. Përveç Mesas. Do të mungojë edhe shumë gjatë. Kam një bindje që secili futbollist që e merr formacionin dhe mundësinë për të luajtur do ta jap atomin e fundit për ta arritur synimin. Vijmë nga një fitore në Dublin. Shkuam me shumë mungesa, pa katër sulmues. Morëm rezultat pozitiv. Do të jetë më vështirë se në Dublin. Kam besimin tek ekipi im duke u bazuar te stërvitjet që kemi bërë. E kemi bërë analizën, i kemi shpërndarë gjitha informatat, ekipi nesër do të jetë super i motivuar”, ka thënë tutje ai.

Për tifozëritë, ai ka thëën se është i bindur se do të marrin mësim shumë tifozëri të tjera.

“Festive në fushë nuk mendoj se do të jetë. Në fushë do të jetë luftë sportive. Të dyja e kërkojnë fitoren. I kam parë përgatitjet që i kanë bërë tifozëritë. Jam i bindur që ata janë përgatitur për një mesazh që do t’i japin Evropës. Mund të jenë të koordinuara duke dhënë spektakël ku do të marrin mësim shumë tifozëri. Do të ketë festë në tribunë. Ne duhet të japim maksimumin. Për ne festë nuk ka. Pas ndeshjes do të luajmë në Superligë”, ka thënë ai.

Ramadani ka deklruar se  7 vjet ka qenë futbollist i Shkupit.

“Kemi pas pak duele me Shkëndijën pasi nuk ka pasur stabilitet në ligën e parë të Maqedonisë. Por kam qenë pak te Shkëndija në vitin 2011 apo 2012. E kemi pasur gjithmonë rival të fortë. Por ka qenë rivalitet i madh mes tifozërive. Nuk mund të them se kam pasur shumë duele ndaj Shkëndijës. Por kam respekt për këtë skuadër deri kur të fillojë ndeshja. Por kur të fillojë synojmë trepikëshin”, ka thënë ai.

Ka shtuar se nuk ka premi më të madhe se kualifikimi në Ligën e Konferencës.

Ramadani ka thënë se përqendrimin e kanë te fitimi i trepikëshit dhe jo te paratë.

“Paret vijnë e shkojnë, nuk e kemi përqendrimin te paratë. E kemi përqendrimin te trepikëshi. Nuk e di sa është premia. Jemi në një klub të sigurt. Ajo që është premtuar, e kemi marrë. Kemi marrë premi të mirë. Asnjë futbollist nuk e kam dëgjuar të thotë për punën e premios. Nuk e kam idenë sa është shuma. Edhe në barazim kemi marrë premi. Por me tetë pikë jemi shumë afër kualifikimt. Kjo do të jetë premi më e mirë”, ka deklaruar ai.

Lexo përditësimet tjera
rron broja

LIVE: Konferenca për shtyp e Dritës para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës

Lajmi në përditësim...