Futboll

Ramadani: Ndeshje e veçantë, por primare ishin pikët për ne

Zekirija Ramadani

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka thënë se ndeshja ndaj Shkëndijës së Tetovës ishte e veçantë. Ai përgëzoi “Intelektualët” dhe “Ballistët” për atmosferën e krijuar në tribuna. Por ai ka theksuar se për Dritën primare në fushë ishin pikët e plota. “Ishte një ndeshje e veçantë me shumë emocion dhe presion, pasi për herë të parë takohen dy ekipe shqiptare në grupe. I uroj futbollistëve fitoren. Ishte luftë sportive në fushë nga të dyja ekipet. Brenda nuk pati spektakël, pasi tre pikët ishin primare për ne. Spektakli dhe festa ishte në tribuna, ku dy tifozëritë kanë bërë spektakël. Ne duhet të shohim për ndeshjen e radhës në Superligë”, ka thënë Ramadani. 

Ai ka theksuar se dëshira e tij është që Shkëndija të arrij kalimin tutje në Ligën e Konferencës.

“Respekt për ekipin e Shkëndijës, ka bërë revolucion në Maqedoninë e Veriut. Por ne ku punojmë mundohemi ta bëjmë maksimumin. Kam dëshirë që Shkëndija të fitoj, të do të jemi tifoz të tyre dhe do të ishte kënaqësi që të ishim dy skuadrat tutje”, ka theksuar ai.

Ramadani ka besim se Drita mund ta mbyllë fazën e ligës pa asnjë humbje.

“Ne duhet të luajmë për të shënuar gol, dhe nëse shënojmë mund të arrijmë pikët e plota. Më gëzon që nuk kemi pësuar gol në ndeshjet e fundit në Evropë. Kam besim se mund ta përfundojmë grupin pa humbje”, ka thënë Ramadani.

Lexo përditësimet tjera
Arb Manaj -  Drita - Shkendija

Drita fiton ndeshjen festive në “Fadil Vokrri”

Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” festuan të gjithë. Por, në fushë festa i takoi kampiones...