Trajneri anglez i futbollit, Graham Potter, do të mbetet gjatë në krye të përfaqësueses së Suedisë. Potter ka vazhduar kontratën deri në vitin 2030.
Lajmi për vazhdimin e kontratës me trajnerin 50-vjeçar e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit e Suedisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPotter e drejtoi Suedinë në dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Përfundoi e fundit në grup me Zvicrën, Kosovën dhe Slloveninë. Suedia është në plejofin e Kupës së Botës falë suksesit në Ligën e Kombeve.
Në gjysmëfinale të plejofit, Suedia më 26 mars përballet me Ukrainën. Nëse e fiton atë ndeshje, finalen kundër Polonisë ose Shqipërisë e luan në shtëpi pesë ditë më vonë.