Futboll

Porro: Postecoglout i duhet kohë, ka krijuar grup të mirë

Postecoglou

Trajneri Ange Postecoglou ia siguroi skuadrës së Tottenham Hotsporit trofeun e parë evropian pas 41 vjetësh. Tottenhami nën drejtimin e Postecoglout muajin e kaluar e fitoi Ligën e Evropës duke e mposhtur në finale Manchester Unitedin.

Tottenhami, pavarësisht se e fitoi Ligën e Evropës, në Premier League dëshpëroi. Në edicionin 2024/25 përfundoi në pozitën e 17-të me 38 pikë.

Shumë tifozë e kanë kërkuar shkarkimin e Postecoglout. Por ndryshe mendon mbrojtësi i krahut, Pedro Porro.

Porro ka deklaruar të martën se Postecoglout i duhet ende kohë. Ai ka theksuar se Postecoglou ka krijuar grup shumë të mirë.

“Ai ka ndërtuar një grup shumë të mirë dhe trajnerët gjithashtu kanë nevojë për kohë. Në ligë gjërat nuk shkuan mirë. Nuk do të gënjej, më preku fakti që njerëzit thanë se do ta shkarkonin. Jam shumë i afërt me të. Ai ka qenë një trajner i rëndësishëm për mua dhe falë tij kam shfaqur futbollin tim më të mirë këto dy vjet”, ka thënë Porro, shkruan “The Guardian”.

59-vjeçari Postecoglou, trajner i Tottenhamit është nga vera e vitit 2023.