Derbi i madh zviceran mes Zurichut dhe Grasshopperit përfundoi 1:1, të shtunën mbrëma. Por Grasshopperi nuk e kishte për kohë të gjatë përkrahjen e tifozëve. Policia zvicerane ka ndalur tifozët e Grasshopperit në një urë, rrugës për në stadium. Janë kontrolluar qindra persona, ka njoftuar policia.
Sipas policisë, tifozët e Grasshopperit janë ndalur për shkak të përdorimit të përsëritur të fishekzjarrëve që rrezikojnë shëndetin. Bëhet fjalë për mjete shumë të zhurmshme që rrezikojnë shëndetin e “palëve të treta”, kanë thënë nga policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i Grasshopperit, Amir Abrashi, ka thënë se ndalimi i tifozëve është skandal i madh.
“Është skandal i madh që tifozët tanë nuk janë në stadium. Kemi luajtur me një lojtar më pak. Por vazhdojmë”, ka thënë Abrashi në pushim midis pjesëlojëve.
Në pjesën e dytë në tribunë ishin pak tifozë të Grasshopperit.