Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas përplasjes së rrezikshme Manajt i kthehet vetëdija në spital

Lëndimi i Manajt

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka humbur vetëdijen pas një përplasjeje të dielën në ndeshjen mes Sivassporit dhe Goztepes. 

Manaj është dërguar menjëherë në spital, ndërsa klubi turk Sivasspor ka njoftuar se sulmuesit i është kthyer vetëdija.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e tretë të ndeshjes. Pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor në fushë, futbollisti është dërguar me ambulancë në spital. I është rikthyer vetëdija në spital. Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacion i detajuar për gjendjen e Manajt do të jepen për publikun”, ka shkruar Sivasspori.

Manaj është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.