Pas lëndimit që e pësoi Ardian Ismajli me Empolin në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Lecces, edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka pësuar lëndim te skuadra e Atalantas.
Ai është detyruar të zëvendësohej në minutën e 24-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtalanta e Gjimshitit është duke barazuar pa gola ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Gjimshiti i pafat, lëndohet në barazimin e Atalantas
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte i pafat pasi u lëndua në barazimin e Atalantas.
Të shtunën pasdite në kuadër të javës së 20-të të Serie A, Atalanta në udhëtim barazoi pa gola me Udinesen.
Atalanta prej minutës së 24-t luajti pa Gjimshitin, pas përplasjes kokë më kokë me Kingsley Ehizibuen e Udineses.
Mediumet italiane kanë raportuar se Gjimshiti në orët në vijim do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të kuptohet shkalla e lëndimit.
Për 31-vjeçarin Gjimshiti ky është lëndimi i katërt që e pëson këtë edicion.
Atalanta ka 42 pikë dhe lufton për titull kampioni.