Dardan Shabanhaxhaj i shënoi dy gola. Asistoi në një tjetër kur shënoi Mirlind Daku.
Dhe dyshja shqiptare që paraqitet te Rubin Kazani, e kompletoi një tjetër ndeshje të shkëlqyer te klubi rus.
Rubin Kazani fitoi 4:2 të shtunën ndaj Orenburgut, në ndeshjen e fundit të kampionatit elitar në Rusi.
Shabanhaxhaj shënoi fillimisht në minutën e pestë për 1:0.
Dy minuta më vonë asistoi për Dakun që e dyfishoi epërsinë.
Mysafirët barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë, por Shabanhaxhaj realizoi sërish për 3:2, në minutën e 24-t.
Vendësit realizuan edhe një herë tjetër në minutën e 88-të.
Rubin Kazani e mbylli sezonin në vendin e shtatë me 45 pikë.