Futbollisti shqiptar, Regont Murati, do të startojë tek Auckland City në ndeshjen ndaj Bayernit, që fillon në orën 18:00.
Është kjo ndeshja e dytë e Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMurati është 29-vjeçar dhe luan në krahun e djathtë.
Në faqen zyrtare të Aucklandit, skuadrës nga Zelanda e Re, shkruan që Murati ka shtetësi të Kosovës.
Ai është i lindur në Pejë.
Tek Auckllandi, Murati luan nga viti 2022. Më herët ishte te skuadrat tjera nga Zelanda e Re si Waitakere United, Wanderes e disa të tjera.
Bayerni është favorit i madh.