Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një ekip nga Ukraina dërgon ofertë për Raçin e Prishtinës

Ron Raçi

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Prishtinës, Ron Raçi, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit ukrainas.

Gazetari Igor Burbas ka deklaruar se skuadra ukrainase, Oleksandriya, është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e Raçit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje ky klub ka dërguar ofertë zyrtare te Prishtina për Raçin. Mësohet se klubi nga kryeqyteti e ka refuzuar atë ofertë.

Oleksandriya pritet që së shpejti të dërgoj edhe një ofertë tjetër për qendërmbrojtësin e talentuar, shkruan të shtunën “tribuna.com”.

22-vjeçari debutoi me Kosovën në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Përfaqësueses së Komoreve që u zhvillua këtë muaj.

Raçi pjesë e Prishtinës është nga viti i kaluar dhe ishte prej futbollistëve kryesor të klubit kryeqytetas në sezonin e kaluar. Në 32 ndeshjet e zhvilluara, Raçi kontribuoi me tri gola dhe një asistim. Me Prishtinën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.