Ron Raçi po bën hapa të rëndësishëm te Hajduku i Splitit, ndërsa mbrojtësi i qendrës tashmë është në radarin e Barcelonës.
Kështu të paktën ka shkruar të premten profili në “X” i “Football Transfer News”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë edhe mediat kroate, përkatësisht “Sportske Novosti”, e ka paraqitur këtë informatë të FTN.
Raçi është mbrojtës i Kosovës. Barcelona po përcjell disa mbrojtës të njohur, por kjo faqe interneti e ka përmendur edhe kosovarin.
“Sportske Novosti” ka shkruar se informata duhet të merret me rezervë, por duke shtuar se në botën e futbollit asnjëherë nuk i dihet.