Një vit mund të bëjë ndryshim të madh. Nëntë muaj po ashtu.
Edicionin e kaluar Interi luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa rrugës eliminoi skuadra si Bayerni e Barcelona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën gjiganti italian u ndal në plejof të fazës nokaut. U eliminua nga skuadra norvegjeze Bodo/Glimt. Kjo u vlerësua prej befasive më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.
“Jemi të vetëdijshëm që gara në Champions është shumë e fortë. Nëse një ekip arrin në këtë fazë, atëherë ka diçka në të”, ka thënë trajneri i Interit, Cristian Chivu. “Dhe norvegjezët e dëshmuan këtë. E treguan kundër Dortmundit, kundër Madridit, kundër Cityt dhe kundër nesh në dy raste. Është ekip që ka energji. Kemi mundur të bëjmë më mirë në Norvegji, kemi mundur të paraqitemi më mirë edhe në shtëpi. Por për fat të keq nuk shkoi si kemi dashur. Kemi provuar çdo gjë për të avancuar, por ky është futbolli”.
Shenjat në fakt ishin edhe edicionin e kaluar që gjërat nuk po shkonin në drejtimin e duhur. Në finale të Championsit, Interi u rrah keq, 5:0, nga PSG.
Po ashtu humbi nga Milani në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe mbeti prapa Napolit në Serie A.
Simone Inzaghi u zëvendësua nga Chivu, që përvojën e vetme si kryetrajner e kishte te Parma.
Skuadra po ashtu nuk bëri përforcime të bujshme. Solli vetëm Ange-Yoan Bonnyn, Luis Henriquen, Petar Suçiqin dhe Manuel Akanjin.
Këtë edicion Interi është lider në Serie A me dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë. Po marshon drejt titullit, por ka vuajtur në skenën evropiane.
“Nerazzurrët” startuan furishëm duke i fituar katër ndeshjet e para në Champions. Por më pas humbën tri ndeshje dhe përfunduan fazën e ligës në vendin e dhjetë. Ishin vetëm një pikë larg për të avancuar direkt në një të tetën e finales.
“Bodo i fitoi të dy ndeshjet kështu që e ka merituar të kualifikohet”, ka thënë mesfushori i Interit, Nicolo Barella.
“Norvegjezët nuk na vunë në vështirësi të mëdha në ndeshjen e dytë. Por gjëja më e vështirë ishte të shënojmë dhe ne nuk e bëmë këtë. Natyrisht, ka dëshpërim pasi dëshira jonë është të luftojmë në të gjitha frontet. Ne provuam, por kundërshtarët ishin më të mirë. Me një pikë më shumë do të avanconim dhe nuk do të kishim nevojë të luanim në këtë fazë të plejofit. Por kjo është Liga e re e Kampionëve”.
Ashtu si pritej, Interi e dominoi ndeshjen e dytë. Por rezultati ishte në anën e Bodo/Glimtit. Kjo bëri që trajneri Chivu të vlerësojë skuadrën norvegjeze.
“Niveli është i lartë në Ligën e Kampionëve. Dhe nëse nuk konkretizon rastet, atëherë kundërshtari të ndëshkon”, ka thënë trajneri i Interit.