Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi nuk e përballon të ftohtit norvegjez, mposhtet 3:1 nga Bodo/Glimti

Inter - Bodo/Glimti

Ashtu si pritej, Interi ka pasur telashe në Bodo të Norvegjisë. Lideri i Serie A të Italisë pësoi 3:1 nga Bodo/Glimti, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua të mërkurënn mbrëma.

Nënkampioni norvegjez ka bërë disa befasi në fazën e ligës në Champions dhe ka vazhduar njëjtë edhe në plejof. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bodo/Glimti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 20-të me golin e shënuar nga Sondre Brunstad Fet. Dhjetë minuta më pas rezultatin në 1:1 e barazoi Pio Esposito. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën norvegjezët i shënuan edhe dy gola të tjerë për fitore madhështore.

Jens Petter Hauge shënoi për 2:1 në minutën e 61-të, kurse Kasper Hogh realizoi golin e tretë në minutën e 64-t.

Interi i kishte fituar katër ndeshjet e para në fazën e ligës dhe po marshonte sigurt drejt kualifikimit direkt në një të tetën e finales në Champions. Por më pas humbi tri ndeshje rresht dhe mbeti jashtë tetëshes së parë. 

Tani e pret punë e vështirë më 24 shkurt në ndeshjen në shtëpi, në synim për të përmbysur rezultatin e ndeshjes në Norvegji. Kualifikimi në një të tetën e finales për Bodo/Glimtin do të ishte sukses shumë i madh.