Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është dënuar me dy ndeshje moslojë në Kupën e Gjermanisë, për shkak të “sjelljes josportive” të martën mbrëma në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri 38-vjeçar u ndëshkua me kartonin e parë të kuq në karrierën prej afro dy dekadave.
Ai doli jashtë zonës dhe e rrëzoi në tokë Jeremie Frimpongun.
Neueri më pas u përjashtua direkt me të kuq nga gjyqtari Harm Osmers, në minutën e 17-të.
Bayerni në fund u mposht 1:0 nga Leverkuseni dhe u eliminua.
Ky suspendim vlen vetëm në Kupën e Gjermanisë dhe me eliminimin e bavarezëve, Neuer nuk do të paraqitet në këtë garë deri në edicionin tjetër.
Kontrata e Neuerit skadon në fundin e këtij edicioni.
Në rast se nuk e vazhdon kontratën, pensionohet, apo largohet nga futbolli gjerman, Neueri nuk do ta vuajë këtë dënim.