Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në 11-shen më të mirë dominojnë lojtarët e PSG-së

Formacionet zyrtare: Arsenal – PSG

Konfederata Evropiane e Futbollit e ka publikuar të enjten formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të para të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshjet e para gjysmëfinale Arsenal – Paris Saint-Germain dhe Barcelona – Inter, u zhvilluan të martën e të mërkurën. 

PSG-ja fitoi në udhëtim 1:0, ndërsa Barcelona e Interi u ndanë baras, 3:3. 

Në formacionin më të mirë të përzgjedhur nga grupi i ekspertëve të UEFA-s, dominojnë lojtarët e skuadrës franceze. 

Nga PSG-ja janë përzgjedhur portieri Gianluigi Donnarumma, mbrojtësi Marquinhos, mesfushori Vitinha dhe sulmuesi Ousmane Dembele. 

Nga tre lojtarë në formacion kanë Barcelona dhe Interi. 

Edhe UEFA publikon formacionin më të mirë të Championsit Futboll 1 muaj më parë UEFA publikon formacionin më të mirë të Championsit

Prej Barcelonës u përzgjodhën Pedri, Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa lojtarët e Interit janë mbrojtësit Denzel Dumfries dhe Francesco Acerbi si dhe mesfushori Nicolo Barella. 

Lojtari i vetëm i Arsenalit i përzgjedhur nga UEFA për formacionin më të mirë është Myles Lewis-Skelly.