Konfederata Evropiane e Futbollit ka publikuar të dielën ekipin më të mirë të edicionit 2024/2025 në Ligën e Kampionëve.
Fitues i Championsit është Paris Saint-Germaini. Në finalen e së shtunës mbrëma në Munih, Parisi fitoi 5:0 ndaj Interit.
Plot shtatë lojtarë të PSG-së janë në njëmbëdhjetëshen më të mirë.
Barcelona prezantohet me dy lojtarë, ndërsa Interi e Arsenali me nga një.
Për sulm është përzgjedhur dyshja e Parisit, Ousmane Dembele – Desire Doue. Në krah të sulmit janë përzgjedhur Lamine Yamal dhe Raphinha të Barcelonës. Mesfusha përbëhet nga Vitinha i PSG-së dhe Declan Rice i Arsenalit.
Prej mbrojtësve janë dalluar Achraf Hakimi, Marquinhos dhe Nuno Mendes të PSG-së si dhe Alessandro Bastoni i Interit.
Gianluigi Donnarumma i Parisit është portieri i ekipit më të mirë të edicionit.
Ekipi më i mirë u përzgjodh nga ekspertët e UEFA-s.