Grupi i ekspertëve të UEFA-s e ka zgjedhur të dielën edhe formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve.
Si kampion të Evropës pas fitores në penallti ndaj Arsenalit, PSG-ja dominon me lojtarë në 11-shen më të mirë me pesë lojtarë.
Tre lojtarë janë të Arsenalit, dy të Bayern Munichut dhe një i Atletico Madridit.
Në portë është vendosur David Raya i Arsenalit.
Mbrojtja përbëhet nga Nuno Mendes i PSG-së, Gabriel i Arsenalit, Marquinhos i PSG-së dhe Marcos Llorente i Atletico Madridit.
Edhe
UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të finales
Në mesfushë janë Vitinha i PSG-së dhe Declan Rice i Arsenalit, ndërsa në krah janë Khvicha Kvaratskhelia i PSG-së dhe Michael Olise i Bayern Munichut.
Sulmi përbëhet nga Harry Kane i Bayern Munichut dhe Ousmane Dembele i PSG-së.
