Pavarësisht se Dukagjini e Prishtina patën mundësitë e tyre për të realizuar, ndeshja e xhiros së 33-të e Superligës së Kosovës në futboll u mbyll baras.
Dukagjini dhe Prishtina barazuan pa gola të mërkurën pasdite në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë barazim, Prishtina dhe Dukagjini mbeten në pozitën e gjashtë dhe të shtatë respektivisht.
Prishtina ka 44 pikë, dy më shumë se Dukagjini.
Për Dukagjinin ishte barazimi i katërt në pesë ndeshjet e fundit, ku e ka edhe një fitore.
Ndërkohë, Prishtina krahas një fitoreje, e regjistroi barazimin e tretë në katër duelet e fundit.