Futboll

Napoli zbulon listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve

Amir Rrahmani

Napoli ka publikuar të martën mbrëma listën e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri Antonio Conte për fazën e ligës të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.

Në listën e Contes nuk mungon edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Te kampioni i Italisë janë përfshirë edhe sulmuesi Rasmus Hojlund dhe Romelu Lukaku. Po ashtu janë edhe Lorenzo Lucca, Noa Lang, Eljif Elmas, Kevin de Bruyne, Miguel Gutierrez dhe Sam Beukema.

Luca Marianucci, i cili u transferua për 9 milionë euro nga Empoli dhe Pasquale Mzzocchi, janë lënë jashtë për arsye teknike.