Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mustafi debuton ndaj Shqipërisë si ndihmëstrajner

Shkodran Mustafi

Përzgjedhësi i Gjermanisë U21 në futboll, Antonio Di Salvo, ka vlerësuar lart Shkodran Mustafin. Ai ka thënë se Mustafi do t’i shërbejë shumë gjatë punës së tij me ekipin e 21-vjeçatrëve. Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në gusht u bë ndihmëstrajner i përzgjedhësit Di Salvo. 

“Nëse ndihmëstrajneri im dikur ka qenë lojtar mbrojtës, e pyes se cilat dobësi mund të shfrytëzoj te mbrojtësit. Me Shkodranin, kemi një ish-lojtar me përvojë në ekip. Ai mund të ofrojë shumë mendime dhe unë patjetër do të kërkoj mendimin e tij”, ka thënë Di Salvo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mustafi debuton ndaj Shqipërisë U21 si ndihmës i Gjermanisë U21. Ndeshja Shqipëri U21 – Gjermani U21 luhet të premten në Elbasan.