Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mustafi merr lëvdata për punën te Gjermania U21

Antonio Di Salvo

Përzgjedhësi i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, ka vlerësuar punën e ndihmësit të tij, Shkodran Mustafi. Ai ka thënë se puna me Mustafin ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Sikur kemi punuar së bashku për dhjetë vjet”, ka thënë Di Salvo për Federatën e Futbollit të Gjermanisë, të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë si futbollist, në gusht u bë ndihmës i përzgjedhësit Di Salvo.

Gjermania U21 synon paraqitjen në Evropianin që mbahet në vitin 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

Mustafi është në fillim të karrierës si trajner. Si lojtar kishte karrierë të suksesshme që kulmoi me titullin e botës.