Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muslija mund të transferohet në Turqi

Florent Muslija

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, mund t’i bashkohet Alanyasporit gjatë verës. 

Mediumet në Turqi kanë raportuar të mërkurën se Alanyaspori është në garë për ta transferuar mesfushorin kosovar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alanyaspori siguroi mbetjen në Superligë me dy fitore dhe dy barazime në katër javët e fundit. 

“Objektivi kryesor i Alanyasporit është Florent Muslija”, shkruan sajti turk “fotospor”.

Për mesfushorin e Freiburgut, që garon në Bundesligë, kanë shprehur interesim edhe disa skuadra nga kampionati gjerman. 

Freiburgu siguroi kualifikimin në Ligën e Evopës, por reprezentuesi i Kosovës nuk pati ndikim në këtë sukses. Ai këtë edicion në Bundesligë ka luajtur vetëm 160 minuta. Muslija është paraqitur edhe për skuadrën e dytë të Freiburgut në dy ndeshje. Ka pasur probleme edhe me lëndime. 

26-vjeçari te Freiburgu u transferua nga Paderborni vitin e kaluar për një milion euro. Me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2028.