Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është plot shpresa që në mars mund të shkruhet sërish historia dhe të kualifikohemi në Botëror.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Sot prej mëngjesit shiu nuk është ndalur. Dua të falënderoj në emër të ekipit tifozët. Stadiumi ishte plot. I falënderoj tifozët që na kanë përkrahur gjithë kohën. I urojmë edhe ata për plejofin. Për ne ishte e rëndësishme të mbajmë rezultatet pozitive. Jemi të lumtur dhe tani e presim marsin. Humbja e thellë në Zvicër na kthjelli. Më pas e ndërruam edhe taktikën dhe mentalitetin. Ekipi e pa qartë që nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë sukses kundër çdo ekipi. Vendi i dytë dhe plejofi është sukses historik dhe shumë i madh. Shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori. Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin. Unë u dëshiroj shumë suksese. Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes me Zvicrën.
Fishekzjarrë, fishkëllima dhe nga një pikë për Kosovën e Zvicrën
Kosova e Zvicra luajtën 1:1 në “Fadil Vokrri” dhe i mbajtën pozitat në tabelë që i...-
Muriqi: Jemi të lumtur, por na ka mbetur edhe një hap për të arritur në Botëror
-
Muriqi falënderon tifozët, tani fokusi në Champions
-
Muriqi do të jetë gati për ndeshjen ndaj Sturm Grazit
-
Muriqi: Prisja më shumë, por pika ka vlerë të madhe
-
Muriqi: Mendova se ishte e shkruar në yje që ne do të kualifikoheshim