Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi i kënaqur me golat në fushën e vështirë të Osasunas

Muriqi flet pas dy golave ndaj Osasunas

Vedat Muriqi i shënoi dy gola të shtunën në barazimin e Mallorcas në udhëtim tek Osasuna dhe në fund e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. 

Ai ka thënë se është i kënaqur me formën individuale, por ka shtuar se skuadra ka mundur të fitojë më shumë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një përfundim i papritur. Kishim dy gola epërsi, këto ishin pikë shumë të rëndësishme. Do të donim që t’i merrnim tri pikët për shkak të mënyrës se si shkoi loja, por edhe një pikë është në rregull marrë parasysh këtë stadium të vështirë. Në fund, ata e morën një pikë nga ne. Na vjen keq por duhet të vazhdojmë. Te momenti i golit topi arriti tek unë ndërsa unë vrapova. E ndieja se do ta fitoja atë top”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes për transmetuesin televiziv “Movistar”.

Lexo përditësimet tjera
Vedat Muriqi

Muriqi me dy gola ia siguron edhe një pikë Mallorcas

Vedat Muriqi i realizoi edhe dy gola tjerë, por Mallorca sërish nuk e ruajti epërsinë e...