Sulmuesi Vedat Muriqi do t’i bashkohet të enjten në stërvitje skuadrës spanjolle, Mallorca, ka njoftuar gazeta e afërt me klubin “Ultima Hora”.
Muriqi të martën zhvilloi ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me Kosovën.
Ai luajti deri në minutën e 86-të për Kosovën në barazimin 1:1 në Prishtinë kundër Zvicrës, ndërsa në fitoren 2:0 në Lubjanë ndaj Sllovenisë deri në minutën e 89-të.
Muriqi është sulmuesi i parë i Kosovës. Ai është bindshëm golashënuesi më i mirë me 32 gola me fanellën e “Dardanëve”.
Me Kosovën siguroi plejofin për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sulmues kryesor është edhe te Mallorca. Për Mallorcan, 31-vjeçari këtë edicion në La Liga ka shënuar gjashtë gola.
Artikuj të ngjashëm
-
“Marca” shkruan për ndeshjet pa gola të Muriqit
-
Mallorca ka nevojë për golat e Vedat Muriqit
-
Menaxheri i Muriqit flet për të ardhmen e sulmuesit
-
Dy ndeshje pa shënuar gol, Muriqi vjen shumë i uritur te Kosova
-
Shifrat që e konfirmojnë Muriqin si legjendë të Mallorcas, ka gola më shumë se një skuadër e plotë