Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muelleri mposht Xhakën e Rexhbeçajn për golin e muajit

goli i muajit

Futbollisti i Bayern Munichut dhe legjenda e Gjermanisë, Thomas Mueller, e ka fituar çmimin për golin më të mirë të muajit gusht në Bundesligën gjermane. 

Mueller mposhti nëntë konkurrentët e tjerë, në mesin e të cilëve ishin edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, dhe mesfushori i ri i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mueller realizoi gol të bukur kundër Freiburgut në ndeshjen e xhiros së dytë. Ai shënoi në minutën e 78-të pas një lëvizjeje të bukur në zonë. 

“Mueller e shënoi golin e 150-të në Bundesligë për Bayernin për mrekulli duke pranuar topin nga Serge Gnabry, e më pas realizoi me gjuajtje të fuqishme me të majtën. Ishte e mjaftueshme për ta mposhtur konkurrencën e Granit Xhakës dhe Lois Opendas për çmimin e muajit gusht dhe ky gol menjëherë është vlerësuar si prej më të mirave në gjithë karrierën e 34-vjeçarit”, shkruan në faqen e Bundesligës të mërkurën. 

Xhaka ishte në garë për ta fituar këtë çmim pas supergolit ndaj Moenchengladbachut në udhëtim, ndërsa Rexhbeçaj po ashtu me gjuajtje të fuqishme nga distanca, kishte realizuar ndaj Werder Bremenit.