Sulmuesi i ri spanjoll, Carlos Espi, ka shënuar gol në minutën e 90-të për t’ia siguruar tre pikët e para Real Madridit.
Reali e nisi edicionin 2026/27 në La Liga duke e mposhtur Espanyolin me rezultatin 2:1 në udhëtim.
Trajneri portugez, Jose Mourinho, u kthye te Reali me fitore. Ishte ndeshja e parë zyrtare e Mourinhos në krye të shtabit teknik te “Los Blancos”.
Jude Bellingham e kaloi në epërsi Realin në minutën e nëntë.
Espanyoli i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 30-të me golin që e shënoi Alex Calatrava.
Ishte 21-vjeçari Espi që shënoi në fund për fitoren e klubit mbretëror.
Edhe
Real Madridi e synon revanshin e menjëhershëm ndaj Benficas
63-vjeçari Mourinho muajin e kaluar e morri drejtimin e Realit duke zëvendësuar Alvaro Arbeloan.
Mourinho edhe më herët nga viti 2010 deri në vitin 2013 e drejtoi Real Madridin.