Milani po përgatit një ofertë tjetër për granit Xhakën. Siç raporton mediumi i afërt me klubin kuqezi, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka punuar jashtë orarit me qëllimin për të siguruar një marrëveshje për Xhakën. “Javën e kaluar u bë ofertë prej 10 milionë eurosh, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta bindur Leverkusenin, që shpreson të fitoj 16 milionë euro nga shitja e Xhakës.
Pra, një tjetër ofertë pritet t’i dërgohet Leverkusenit për Xhakën në ditët në vijim. Milani duhet t’i afrohet ofertës së kërkuar dhe ndoshta të përfshijë edhe bonuse për të ndihmuar marrëveshjen. Sigurisht që ka shenja pozitive, dhe ka mbetur vetëm me Leverkusenin të zgjidhet çështja”, shkruan “sempremilan.com”.
Xhaka i ka luajtur 99 ndeshje për Leverkusenin dhe e ka udhëhequr këtë skuadër drejt titullit në Gjermani në edicionin 2023/2024. Ai me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.