Futboll

Xhaka te Milani, shumë zhurmë për asgjë

Granit Xhaka

(Kicker) – Në fillim të muajit, “Kicker” raportoi se Milani kishte shprehur interesim për yllin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Reprezentuesi i Zvicrës, i cili në shtator feston ditëlindjen e 33-të, është i pëlqyeri i drejtorit të ri sportiv të Milanit, Igli Tare.

Mst: Transferimi po ecte me shpejtësi të madhe

Që atëherë, në Itali kanë qarkulluar shumë raportime rreth liderit të mbetur të Leverkusenit dhe së ardhmes së tij të afërt në Milan. U raportua si punë e kryer. U fol për një kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Dhe pati raportime për negociatat ndërmjet klubeve. Kjo krijoi një pamje të një transferimi që po ecte përpara me shpejtësi të plotë.

Por transferimi që Milani kishte planifikuar nuk përparoi shumë. Kur nisën raportimet e para për negociatat midis klubeve, Milani nuk e kishte kontaktuar zyrtarisht Bayernin në lidhje me Xhakën. Ka një arsye të fortë për këtë.

Marrëveshja nuk shkoi përtej bisedimeve

Interesimi i Milanit për lojtarin që ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028, me sa duket është ftohur ndjeshëm. Dhe kjo pasi Tare kishte diskutuar anën financiare të marrëveshjes.

Gjatë bisedimeve paraprake, ish-lojtari i Bundesligës mësoi se paga e Xhakës gjatë një periudhe prej të paktën tre vjetësh dhe tarifa e transferimit do të arrinin rreth 40 milionë euro.

Vetëm tarifa e transferimit për Xhakën mund të kalonte çmimin që Leverkuseni ia  pagoi Arsenalit në vitin 2023. Ai i ishte bashkuar për 12 milionë euro Leverkusenit nga Arsenali.

Aktualisht nuk ka asnjë indikacion për largimin e Xhakës nga Leverkuseni

Qëkur u diskutua kjo shumë transferimi, gjërat janë qetësuar nga ana e Milanit. Me sa duket, ata prisnin shpenzim më të ulët. Një investim total prej 40 milionë eurosh për një lojtar që së shpejti do të bëhet 33-vjeçar, me sa duket nuk i plotëson pritjet e drejtuesve të Milanit.

Fakti që italianët e veriut do të vijnë në Leverkusen me një ofertë konkrete, konsiderohet po aq e pamundur sa një transferim i Xhakës te Milani, të cilët tani thuhet se kanë kthyer sytë kah transferimi i mesfushorit shumë të talentuar të Club Brugget dhe dhjetë vjet më të ri, Ardon Jashari.

Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion se Xhaka do të largohet nga Leverkuseni. Edhe për klubet turke si Galatasaray, që po ashtu ka shprehur interesim, paketa duket shumë e lartë. Megjithatë, qëndrimi i mesfushorit në Bundesligë nuk është ende plotësisht e sigurt.

Arabia Saudite dhe Kupa e Botës për Klube mund ta ndryshojnë situatën

Për shembull një mega-ofertë nga Arabia Saudite mund ta largojë Xhakën nga Leverkuseni.

Për më tepër, tregu i lojtarëve do të bëhet gjithnjë e më dramatik gjatë ose pas Kupës së Botës për Klube.

Pastaj Xhaka, sigurisht se mund të bëhet interesant për një klub të madh dhe të pasur, nëse një mesfushor i nivelit të tij jep sinjale për largim. E njëjta gjë vlen edhe në rast se një mesfushor i nivelit të tij mungon gjatë shkaku lëndimeve dhe kalimi në një skuadër të nivelit të lartë bëhet i pamundur.

Por aktualisht, siç janë gjërat, Xhaka në korrik do t’i bashkohet Leverkusenit në stërvitje.