Lionel Messi ka ruajtur magjinë. Futbollisti legjendar ka realizuar supergol nga gjuajtja e lirë për skuadrën e tij Inter Miami ndaj Portos në Kupën e Botës për klube.
Ishte ky goli i parë i tij me fanellën e Inter Miamit në Kupën e Botës për Klube.
Messi shënoi golin e epërsisë 2:1 ndaj Portos. Ai shënoi në minutën e 54-t nga gjuajtja e lirë.