Lionel Messi dhe Luis Suarez shënuan nga dy gola në fitoren 4:2 të Inter Miamit në shtëpi ndaj Montrealit të enjten. Për Inter Miamin ishte fitorja e dytë nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Po ashtu, Inter Miami i dha fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore në ligë, duke u ngritur në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore të Major League Soccer (MLS).
Suarez nuk kishte shënuar nga fitorja e fundit e Inter Miamit më 3 maj dhe kishte vetëm dy gola këtë sezon në MLS. Tani ka katër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMessi hapi serinë e golave për Inter Miamin në minutën e 27-të. Më pas Messi asistoi për Suarezin, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 68-të. Suarez shënoi edhe golin e tretë në minutën e 71-të, kurse asistoi për Messin, që shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Inter Miamin. Messi golin e katërt e shënoi në minutën e 87-të.
Messi 37-vjeçar ka tetë gola e tre asistime.
GOLAT