Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Endrit Tuci e festuan me një fotografi me flamurin shqiptar kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Katër futbollistët shqiptarë të Sparta Pragës të martën pas fitores 2:0 ndaj Malmos, në ndeshjen kthyese të plejofit të Championsit, u fotografuan me flamurin kuqezi.
Fotografia u publikua nga klubi kampion çek pas ndeshjes në Pragë. Në përshkrimin e fotografisë janë paraqitur flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Dhe kjo fotografi po u pengona mediave serbe. Disa prej tyre e kanë vlerësuar skandaloze.
“Skandal i rëndë në Ligën e Kampionëve! Shqiptarët përsëri tentuan ta poshtërojnë Serbinë me të ashtuquajturit flamuj. Kosova dhe klubi i ka përkrahur”, shkruan në titullin e shkrimit të gazetës “informer”.
Edhe “alo.rs” e ka vlerësuar skandal publikimin e fotografisë të katër shqiptarëve me flamur.
Edhe
Te Sparta Praga mohojnë problemet etnike
Albion Rrahmani debutoi me gol te Sparta ndaj Malmos, ndërsa luajtën edhe Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqi. Indrit Tuci mbeti në stol.
Tifozët e Spartës janë prej më të njohurve në Çeki. Ata kanë qëndrim proserb, kurse në shumë raste kanë shpalosur pano me përmbajtje anti-Kosovë.
Te Sparta luan një reprezentues i Serbisë. Një medium nga Bosnja ka shkruar se ai është ndier keq për shkak të fotografisë së publikuar.