(fifa.com) – Trajneri Enzo Maresca i ka bërë lojtarët e rinj të Chelseat të kuptojnë potencialin e tyre para finales së Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germainit.
Chelsea është bërë sinonim i trofeve, duke fituar çdo trofe të mundshëm në futbollin evropian. Londinezët do të kërkojnë të shtojnë në koleksion titullin e Kupës së Botës për Klube, kur të dielën të përballen me PSG-në në stadiumin “MetLife” në afërsi të New Yorkut.
Chelsea njihet edhe si klub që nuk frikësohet të ndryshojë trajnerin. Kjo praktikë vazhdoi edhe vitin e kaluar, pavarësisht ecurisë në fund të edicionit që siguroi futbollin evropian. Nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, londinezët e rinj, por të talentuar përfunduan në vendin e gjashtë në Premier League. Dhe si përgjegjësit në klub ashtu edhe trajneri vlerësuan se është më mirë të ndajnë rrugët.
Pas vetëm një edicioni me Pochettinon në krye, një tjetër trajner do të angazhohej për detyrën për të vazhduar me formimin e një skuadre kohezive në njërën prej ligave më të forta në botë.
Do të ishte e tepruar ta vlerësonim Enzo Marescan si punëtor të mrekullueshëm, por italiani 45-vjeçar meriton lëvdata edhe më të ekzagjeruara për punën që e ka bërë si trajner i “bluve” të Londrës.
Maresca nisi punën me shumë më pak bujë se paraardhësi i tij. U bashkua me Chelsean në korrik të vitit 2024, pasi udhëhoqi kthimin e Leicester Cityt në Premier League.
Edicioni i parë ishte i mbushur me ngritje e rënie, por në dy muajt e fundit skuadra bëri një përparim të madh.
Skuadra u kualifikua për Champions, ndërsa vazhdoi me triumf në finale të Ligës së Konferencës. Fitoi 4:1 ndaj Real Betisit. Chelsea u bë ekipi i parë që i fitoi të gjitha katër garat e mëdha të UEFA-s.
Përparimi vërehej edhe në paraqitjen e lojtarëve. Nën mbikëqyrjen e Marescas, Moises Caicedo si shfaq si një nga mesfushorët defansivë më të mirë në Evropë. Mesfushori tjetër, Enzo Fernandez, gjeti qëndrueshmëri në fushë dhe pranoi rolin udhëheqës. Qendërmbrojtësi Levi Colwill u zhvillua në lider të vijës së fundit.
Taktika e Marescas nxori më të mirën nga lojtarët. Ai po ashtu është lavdëruar për menaxhimin e lojtarëve. Sjellja e tij e qetë, të paktën në publik, është ndryshim nga udhëheqësit e zjarrtë të kaluar të Chelseat, si Jose Mourinho, Antonio Conte e Thomas Tuchel.
“Ai është ish-futbollist. Kështu që mendoj se cilësia e tij kryesore është se i kupton lojtarët dhe e di se si ndihen ata ndonjëherë, varësisht nga situata”, ka thënë mesfushori Romeo Laiva.
“Ky ka qenë çelësi për të përparuar dhe për t’u ndier mirë ndonjëherë”.
Cole Palmer, që është shtylla e sulmit të Chelseat, ishte në gjendje të keqe në fillim të turneut. Ai nuk kishte shënuar nga loja që nga janari. Ndryshimet e Marescas në formacion, të cilat përfshinin vendosjen e Palmerit në të dy krahët dhe si numër 10, e çliruan reprezentuesin anglez. Ai bëri një asistim dhe shënoi një gol në fitoret e Chelseat në fazën nokaut.
“Ai ka zbatuar filozofinë e tij në klub dhe në ekip. Atë filozofi e kemi besuar të gjithë dhe kemi pasur disa rezultate fantastike. Kemi realizuar të gjitha synimet”, ka thënë qendërmbrojtësi Tosin Adarabioyo. “Ai është trajner i ri, por është në gjendje të bëjë gjëra të pabesueshme për ne”.
Mposhtja e fituesit të Ligës së Kampionëve do të ishte e arritura më e madhe e Marescas deri më tani me Chelsean. PSG-ja ka pësuar vetëm një turne gjatë Botërorit dhe ka fituar me rezultat 4:0 në tri raste. Me këtë rezultat e shkatërroi Real Madridin në gjysmëfinale të mërkurën.
“Është arritje e madhe. Ishte një edicion fantastik. Ishim në katër të parët në Premier League, kemi fituar Ligën e Konferencës dhe tani jemi në finale të Botërorit”, ka thënë Maresca. “Jemi shumë, shumë të lumtur. Shkojmë ndeshje pas ndeshjeje. E kemi ndeshjen e fundit të edicionit dhe shpresojmë se mund ta fitojmë turneun”, ka shtuar Maresca.
Ai ka drejtuar vetëm Parman në Itali dhe faktikisht është në fillim të karrierës. Por italiani po bën gjëra të mëdha me Chelsean.