Filip Jorgensen do të jetë në portë te Chelsea në ndeshjen finale të Ligës së Konferencës, ka bërë të ditur trajneri i ekipit londinez, Enzo Maresca.
Chelsea më 28 maj nga ora 21:00 do të ballafaqohet me Real Betisin në finale të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Filip Jorgensen do të luajë në finale, sepse luajti në të gjitha garat. Do të jetë e padrejtë tani nëse ai nuk luan në finale. Sigurisht, ai do të luajë, sepse e meriton të luajë”, ka thënë Maresca në konferencë për shtyp.
Sulmuesit Christopher Nkunku dhe Marc Guiu mbeten në dyshim për ballafaqimin ndaj Betisit. Të dy mund të mos paraqiten shkaku i lëndimeve.
“Nkunku dhe Guiu kanë qenë në stërvitje, por ende nuk janë 100 për qind gati. Për çdo ndeshje, ne përpiqemi të luajmë me formacionin tonë më të fortë. Në Ligën e Konferencës kemi luajtur me lojtarë të ndryshëm dhe do të shohim për finalen”, shtoi Maresca.
Portieri i parë i Chelseat është spanjolli Robert Sanchez.