Futboll

Malisheva në kualifikimet e Ligës së Konferencës

Malisheva në kualifikimet e Ligës së Konferencës

Malisheva e ka përfunduar garën në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e tretë. Dhe për herë të dytë rresht do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Të dielën në “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së fundit (36), Malisheva luajti 2:2 me Prishtinën.

Malisheva e përfundoi kampionatin me 53 pikë. Prishtina përfundoi në mesin e tabelës me 48 pikë.

Malisheva ishte në epërsi 2:0 pas pjesës së parë. Diar Halili shënoi autogol, ndërsa Drilon Hazrollaj realizoi golin tjetër.

Prishtina u kthye në pjesën e dytë. Sinan Kadiri dhe Ronald Sobowale ishin realizatorë.


Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Skuadra e Malishevës po avancon 2:0 ndaj Prishtinës pas pjesës së parë.

Diar Halili realizoi autogol në minutën e 29-të për 1:0.

Një minutë më pas, Drilon Hazrollaj, e dyfishoi rezultatin.

Malisheva me këtë rezultat e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.