Mbështet KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtari i Bayernit pëson frakturë në zgavrën e syrit

Aleksandar Pavloviq

Mesfushori i Bayernit, Aleksandar Pavloviq, do të jetë një periudhë jashtë fushës pasi pësoi frakturë në zgavrën e syrit, ka njoftuar klubi i madh gjerman.

Reprezentuesi 21-vjeçar i Gjermanisë i është nënshtruar me sukses një operacioni. Bayerni nuk ka saktësuar se sa do të mungojë Pavloviqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjiganti bavarez është tashmë pa Jamal Musialan, që pësoi lëndim serioz në Kupën e Botës për Klube muajin e kaluar. Jashtë është edhe Alphonso Davies për këputje të ligamenteve.

Bayerni luan me Stuttgarti në ndeshjen për Superkupë të Gjermanisë më 16 gusht. Titullin e Bundesligës fillon ta mbrojë gjashtë ditë më pas ndaj RB Leipzigut.