Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni mbetet pa portierë, një 16-vjeçar mund të paraqitet në Champions

Leonard prescott

Bayern Muncheni po mbetet pa portierë. Zgjedhja e tretë për portën, Sven Ulreich u është bashkuar Manuel Neuerit dhe Jonas Urbigut në listën e të lënduarve. Këtë e bëri të ditur të dielën gjiganti bavarez. 

37-vjeçari Ulreich u lëndua në barazimin 1:1 me Bayer Leverkusenin të shtunën. Ai pësoi lëndim muskulor, njoftoi Bayerni.

Ulreich e fitoi rastin pasi Urbig u lëndua mesjavën e kaluar në fitoren ndaj Atalantas në Champions.
Neuer është portieri i parë dhe është lënduar më herët. 

Tinejxheri Leonard Prescott ishte në stol të shtunën, njëjtë si të martën e kaluar në Itali. Dhe 16-vjeçari mund të aktivizohet të mërkurën në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas.

Bayerni ka epërsi prej 6:1 nga ndeshja e parë.

Opsionet tjera të Bayernit për portier janë nga ekipi rezervë.

Edhe Bayerni zyrtarizon vazhdimin e kontratës me Neuerin Futboll Bayerni zyrtarizon vazhdimin e kontratës me Neuerin

Neueri është në proces të kthimit, por nuk pritet të jetë gati për të mërkurën. Urbig pritet të jetë gati për fundjavën e ardhshme.

Prescott është i lindur në New York. Ai e nisi karrierën tek Union Berlini, kurse në vitin 2023 iu bashkua Akademisë së Bayernit. Ka paraqitje për Gjermaninë U17.