Në momentin që lojtarët e Rumanisë po dilnin për stërvitje në fushën, në tribunën veriore të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është hedhur një mjet tymosës.
“Ka pasur shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie”, shkruan “golazo.ro”.
Sajti rumun e ka pasqyruar edhe me video dhe fotografi situatën e krijuar në stërvitjen të cilën Rumania e zhvilloi të enjten mbrëma. “Afër fushës, nga jashtë stadiumit, ku janë lokalet e stadiumit, dëgjoheshin daulle. Pas një periudhe, stërvitja rifilloi”, shkruan sajti rumun.
Kosova dhe Rumania të premten do të përballen kundër njëra-tjetrës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Më 12 shtator të vitit të kaluar ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur në Bukuresht ishte ndërprerë për 50 minuta për shkak të shpalosjes së pankartave anti-Kosovë dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.
-
“Fusha në ‘Fadil Vokrri’, 90% plastikë”, shkruajnë rumunët
-
Te Rumania presin të mos ketë incidente në “Fadil Vokrri”
-
A do të ketë sërish huliganë rumunë në “Fadil Vokrri”?
-
Të mërkurën nisi shqyrtimi i rastit Rumani – Kosovë, kur pritet vendimi?
-
Salihu u tregon rumunëve pse thirrjet ishin të papranueshme