Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi në prag të eliminimit, humb 6:0 nga Brondby

KF Llapi

Llapi është në prag të eliminimit nga garat evropiane për këtë edicion.

Pas eliminimit nga rrethi i parë i Ligës së Evropës nga Wisla Krakow, Llapi vazhdoi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Por në ndeshjen e parë të zhvilluar në Danimarkë ndaj Brondbyt, humbi 6:0.

Rezultati i këtij ballafaqimi i zbeh gjasat e Llapit për të avancuar tutje.

Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, katër gola i pranoi në pjesën e parë.

Edhe Ashtu si pritej, Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës Futboll Ashtu si pritej, Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës

Yuito Suzuki në minutën e 16-të dhe Ohi Omoijuanfo në minutën e 20-të, shënuan për 2:0.

Katër minuta më vonë, Filip Bundgaard shënoi për 3:0, ndërsa Noah Nartey, realizoi për pushimin me katër gola epërsi.

Dy gola tjerë të shpejtë, llapjanët i pranuan edhe në dy minutat e fundit të ndeshjes.

Mathias Kvistgaarden në minutën e 89-të dhe Oscar Schëartau një minutë më vonë, shënuan për fitoren e thellë.

Për Llapin është hera e tretë që merr pjesë në garat evropiane.

Në edicionin 2021/22 u eliminua nga Shkupi në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa në edicionin pasues, nuk e kaloi Buduqnostin e Malit të Zi.


Brondby – Llapi 6:0

Edhe Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë Futboll Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë

Llapi ka pranuar edhe dy gola tjerë të shpejtë në fundin e ndeshjes dhe rezultati tani është 6:0 në të mirë të Brondbyt danez.

Mathias Kvistgaarden në minutën e 89-të dhe Oscar Schwartau një minutë më vonë, shënuan për epërsinë e thellë.


Llapi pëson edhe një gol

Llapi e ka pësuar edhe një gol pesë minuta pra se skuadrat të shkonin në pushim.

Noah Nartey realizoi për 4:0, rezultat me të cilin u mbyll kjo pjesëlojë.


Llapi pranon tre gola të shpejtë

Llapi është duke e zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe është duke humbur me rezultatin 3:0.

Edhe Ademi realizon tjetër gol, Llapi me dy gola epërsi Sport Ademi realizon tjetër gol, Llapi me dy gola epërsi

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina i ka pësuar tre gola për tetë minuta.

Në minutën e 16-të shënoi Yuito Suzuki. Në minutën e 21-të shifrat i dyfishoi Ohi Omoijuanfo, ndërsa tre minuta më vonë realizoi edhe Filip Bungaard.