Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ashtu si pritej, Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës

KF Llapi

Humbja 6:0 në Danimarkë në udhëtim te Brondby në javën e kaluar ishte e thellë.

Si rezultat i gjashtë golave disavantazh, Llapi është eliminuar nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Llapjanët e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, megjithatë, nuk pësuan humbje të enjten në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja mes Llapit dhe Brondbyt u mbyll me rezultatin e barabartë, 2:2, ndërsa shkëlqeu sulmuesi i krahut te Llapi, Elvir Gashijani.

Llapi që eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 8:2 nga kjo garë, kaloi i pari në epërsi me supergolin e Gashijanit. Talenti 17-vjeçar shënoi gol me goditje të saktë nga distanca në minutën e 42-të. Fillimisht ndali topin dhe me gjuajtje me këmbën e majtë mposhti portierin e klubit danez për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe Llapi në prag të eliminimit, humb 6:0 nga Brondby Futboll Llapi në prag të eliminimit, humb 6:0 nga Brondby

Llapi ishte në epërsi prej një goli pas pjesës së parë por në pjesën e dytë pranoi dy gola për tetë minuta.

Ganezi Emmanuel Yeboah në minutën e 53-të shënoi për 1:1.

Për 2:1 në minutën e 61-të u përkujdes sulmuesi Ohi Omoijuanfo, që ishte i saktë nga pika e bardhë.

Llapi nuk u dorëzua dhe nuk lejoi të mposhtej në ndeshjen kthyese.

Ishte Gashijani ai i cili kontribuoi në një tjetër gol të Llapit, që doli të jetë përfundimtar i këtij ballafaqimi.

Gashijani njësoj si në golin e parë, gjuajti fuqishëm dhe e mposhti portierin kundërshtar.

Ai me gjuajtje e qëlloi transversalen fillimisht, ndërsa nga topi i kthyer, portieri Thomas Mikkelsen, e shtyu gabimisht atë në portën e vet në minutën e 66-të.

Llapi pati edhe disa mundësi tjera të mira për të shënuar edhe golin e tretë, por futbollistët e skuadrës llapjane nuk i shfrytëzuan ato.

Për “bardhekaltrit” ishte paraqitja e tretë në garat evropiane.

Në edicionin 2021/22 u eliminua nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa në edicionin pasues, nuk e kaloi Buduqnostin e Malit të Zi.

Në edicionin 2024/25, Llapi debutoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. U eliminua nga Wisla Krakow, skuadra e kategorisë së dytë e futbollit polak.

Më pas, nuk e pati forcën të përballej me Brondbyn në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.


Gashijani kontribuon në një tjetër gol të llapit

Edhe Llapi ndalet në raundin e parë të Ligës së Evropës Futboll Llapi ndalet në raundin e parë të Ligës së Evropës

Elvir Gashijani ka kontribuuar në një tjetër gol të Llapit, që i ka barazuar shifrat në 2:2.

Ndeshja i takon rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në Danimarkë, Llapi u mposht 6:0 dhe është fare pranë eliminimit nga gara.

Gashijani njësoj si në golin e parë, gjuajti fuqishëm dhe e mposhti portierin kundërshtar.

Ai me gjuajtje e qëlloi transversalen, ndërsa nga topi i kthyer, portieri Thomas Mikkelsen, e shtyu gabimisht në portën e vet në minutën e 66-të.


Llapi në disavantazh pasi pranoi dy gola të shpejtë

Llapi ishte në epërsi në pjesën e parë me golin e Elvir Gashijanit të shënuar në minutën e 42-të në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Por në pjesën e dytë pranoi dy gola për tetë minuta dhe është duke humbur me rezultatin 2:1.

Ganezi Emmanuel Yeboah në minutën e 53-të shënoi për 1:1, ndërsa danezët kaluan në epërsi në minutën e 61-të kur shënuan nga penalltia.

Sulmuesi Ohi Omoijuanfo ishte i saktë nga pika e bardhë për 2:1.


Llapi në epërsi pas pjesës së parë me supergolin e Gashijanit

Elvir Gashijani ka shënuar supergol në ndeshjen kundër Brondbyt danez.

Talenti 17-vjeçar shënoi gol me goditje të saktë nga distanca në minutën e 45-të të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Edhe Llapi rrezikon eliminimin nga Kupa, humb në “Zahir Pajaziti” Futboll Llapi rrezikon eliminimin nga Kupa, humb në “Zahir Pajaziti”

Fillimisht ndali topin dhe me gjuajtje me këmbën e majtë mposhti portierin e klubit danez për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Llapi humbi ndeshjen e parë javën e kaluar 6:0.