Prishtina ka fituar thellë dhe me rikthim të rezultatit ndaj Llapit të dielën mbrëma në kryeqytet.
“Bardhekaltrit” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, fituan 4:1, me rikthim të rezultatit.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi me golin e Fitim Ademit në minutën e tetë.
Por me dy gola të shpejtë brenda dy minutash, Prishtina kaloi në epërsi prej një goli.
Valmir Veliu shënoi për 1:1 në minutën e 35-të, ndërsa dy minuta më vonë, Mario Ilievski realizoi për 2:1.
Veliu dhe Ilievski shënuan edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë. Veliu për 3:1 realizoi nga afërsia në minutën e 70-të, ndërsa në minutën e 73-të, Ilievski e vendosi rezultatin përfundimtar.
Prishtina me fitore barazohet me pikë me Ballkanin lider, nga 36 pikë gjithsej. Por, Ballkani e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ballkani të hënën nga ora 13:00 luan në shtëpi ndaj Malishevës.
Llapi mbetet në vendin e shtatë me 22 pikë.
Ilievski shënon golin e katërt
Mario Ilievski e shënoi golin e katërt për Prishtinën që është duke fituar 4:1 ndaj Llapit.
Ramiz Bytyqi harkoi bukur në zonë kurse Ilievski shënoi nga afërsia. Goli i katërt u shënua në minutën e 73-të.
Prishtina e shënon edhe golin e tretë
Prishtina e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Llapit.
Valmir Veliu shënoi për 3:1 në minutën e 70-të.
Veliu e realizoi edhe golin e parë.
Prishtina përmbys rezultatin brenda dy minutave
Prishtina ka përmbysur rezultatin ndaj Llapit brenda dy minutave.
Fillimisht Valmir Veliu i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 35-të. Dy minuta më pas, Mario Ilievski, e përmbysi rezultatin në 2:1.
Ndeshja i takon xhiros së 20-të të elitës së futbollit kosovar.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 2:1.
Prishtina barazon rezultatin
Prishtina i ka barazuar shifrat ndaj Llapit. Për 1:1 shënoi Valmir Veliu në minutën e 35-të.
Ndeshja i takon xhiros së 20-të të elitës së futbollit kosovar.
Llapi në epërsi ndaj Prishtinës
Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës.
Për 1:0 shënoi Fitim Ademi në minutën e tetë.
Ndeshja i takon xhiros së 20-të të elitës së futbollit kosovar.