Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi e Drita mbesin pa fitore në Superligë

Drita - Llapi

Përditësim, 18:26 - Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka arritur sukses historik javën e kaluar. Por skuadra gjilanase e ka mbyllur edhe xhiron e dytë pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Drita barazoi 1:1 me Llapin të hënën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e së hënës u zhvillua pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Për Llapin është ndeshja e tretë pa fitore. Ka dy barazime dhe një humbje. Drita i ka një barazim e një humbje. Ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Llapi kaloi në epërsi ndaj Dritës me golin e shënuar nga Kushtrim Shabani. Ai shënoi golin e epërsisë në minutën e 61-të. Por Drita reagoi dhe shënoi golin e barazimit.

Për 1:1 shënoi Kristal Abazaj. Ai realizoi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes së xhiros së tretë.

Edhe Drita e nis me fitore mbrojtjen e titullit Futboll Drita e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Llapi është në vendin e tetë me dy pikë nga tri ndeshje, derisa Drita një pozitë më poshtë me një pikë nga dy ndeshje.


Barazon Drita, shënon Abazaj

Përditësim, 18:09 - Drita e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Llapit në Podujevë.

Për 1:1 shënoi Kristal Abazaj.

Kanë mbetur më pak se 10 minuta lojë deri në fund.


Llapi në epërsi ndaj Dritës

Edhe Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh Sport Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh

Llapi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dritës në Podujevë. Kushtrim Shabani shënoi pas një ore lojë.

Ndeshja i takon xhiros së tretë të Superligës.