Pas njoftimit për largimin e Hamdi Namanit, Llapi ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët edhe me Blend Baftiun.
“Pavarësisht se kontrata ishte e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm, palët janë dakorduar që të ndajnë rrugët para kohe”, shkruan në njoftimin e Llapit.
Baftiu iu bashkua me bujë të madhe Llapit në fillim të edicionit 2024/2025. Por nuk arsyetoi pritjet e tij.
Shënoi pesë gola dhe kontribuoi me katër asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.