Skuadra e Liverpoolit ka filluar kontaktet me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot. Kështu ka raportuar të martën gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Slot shihet si kandidati potencial për ta zëvendësuar Jurgen Kloopin te Liverpooli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës po ashtu është kandidat për ta udhëhequr skuadrën angleze nga edicioni i ardhshëm. Por gjasat që Amorim t’i bashkohet Liverpoolit janë të vogla.
Gjermani Klopp do të largohet në fund të këtij edicioni nga Liverpooli.
Nën drejtimin e 45-vjeçarit Slot, Feyenoordi në 30 ndeshje në kampionatin holandez ka 22 fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje. Feyenoordi është në vendin e dytë në tabelë me 72 pikë. Vendin e parë e mban PSV-ja me 81 pikë.