Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U17 e mbyll fazën e parë me fitore ndaj Letonisë

Kosova U17

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka mbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

“Dardanët e rinj” të martën e mposhtën Letoninë me rezultatin 3:1, në ndeshjen e fundit të Grupit 12.

Argjend Kosumi, Aldrin Asani dhe Arlind Thaqi i shënuan golat për Kosovën. 

Megjithatë, kjo fitore nuk mjaftoi që Kosova të përfundonte në dy pozitat e para të grupit, të cilat siguronin kalimin në Ligën A.

Kështu, Kosova U17 e përfundon këtë fazë në pozitën e tretë me tri pikë dhe rrugëtimin kualifikues do ta vazhdojë në Ligën B.

Kosova në dy ndeshjet e para pësoi disfatë nga Belgjika dhe Kroacia.