Gjilani mposht Llapin për fitoren e tretë rresht

8 o. më parë / 7 dhj 2025 15:00
SC Gjilani

Gjilani ka hyrë në seri të mirë të rezultateve duke regjistruar fitoren e tretë rresht në të gjitha garat.

Gjilani të dielën pasdite e mposhti Llapin në shtëpi me rezultatin, 3:0. Ndërkohë për Llapin ishte disfata e dytë rresht në elitë. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sabit Bilali e shënoi golin e parë për skuadrën e Debatik Currit në minutën e 47-të. Dhjetë minutë më pas, Mevlan Adili shënoi gol të bukur nga afërsia për 2:0. Ai u asistua nga Armend Thaqi.

Senad Jaroviq e shënoi golin e tretë në minutën e 87-të.

Llapi nga minuta e gjashtë luajti me një futbollist më pak në fushë. Sulmuesi Axel Gnapi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër që kishte ndaj portierit të Gjilanit, Vokli Laroshi. Ambulanca hyri në fushë por nuk pati nevojë për intervenim. Shtabi teknik i Gjilanit për të mos rrezikuar vendosi që ta zëvendësojë Laroshin me Aridon Bllacën.

Gjilani me këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 22 pikë. Llapi ka dy pikë më pak një pozitë më poshtë.

Tjetër gabim i Prishtinës në garë për titull

8 o. më parë / 7 dhj 2025 14:54
Prishtina

Prishtina ka bërë tjetër gabim në garën për titull kampioni në Superligën e Kosovës.

Prishtina u ndal në barazim 1:1 nga Ferizaj të dielën, në kuadër të javës së 16-të.

Për klubin nga kryeqyteti ishte ndeshja e pestë rresht pa fitore në kampionat. Ka tri humbje dhe dy barazime.

Mario Ilievski e shënoi golin e epërsisë për Prishtinën në minutën e 51-të. Nëntë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat me golin që e realizoi Jakup Berisha nga penalltia. Prishtinës iu anuluan edhe dy gola për shkak të pozitës jashtë loje.

Edhe Ferizaj nuk është në moment të mirë. Për Ferizajn ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit në elitë.

Ferizaj ka 16 pikë dhe është në pozitën e parafundit. Prishtina ka 27 pikë dhe e zë vendin e dytë. Lider është Ballkani me dy pikë më shumë. Prishtina e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Gjilani shënon golin e dytë ndaj Llapit

8 o. më parë / 7 dhj 2025 14:26
Gjilani

Gjilani ka shënuar golin e dytë ndaj Llapit. Mevlan Adili shënoi gol të bukur nga afërsia në minutën e 57-të për 2:0. Ai u asistua nga Armend Thaqi.

Golin e parë për skuadrën gjilanase e realizoi Sabit Bilali dhjetë minuta më herët.

Ndeshja i takon javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Barazohet rezultati në “Fadil Vokrri”

8 o. më parë / 7 dhj 2025 14:21
Klubi Ferizaj

Ferizaj e ka barazuar shifrat ndaj Prishtinës. Për 1:1 realizoi Jakup Berisha në minutën e 60-të nga penalltia.

Nëntë minutë më herët, Prishtina, e realizoi golin e epërsisë me Mario Ilievskin. Ndeshja i takon javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani në epërsi ndaj Llapit

8 o. më parë / 7 dhj 2025 14:16
Gjilani

Sabit Bilali e ka kaluar në epërsi Gjilanin ndaj Llapit. Bilali për 1:0 realizoi në minutën e 47-të.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi nga minuta e gjashtë është duke luajtur me një futbollist më pak në fushë. Sulmuesi Axel Gnapi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër që kishte ndaj portierit të Gjilanit, Vokli Laroshi.

Shënohet goli i parë në “Fadil Vokrri”

8 o. më parë / 7 dhj 2025 14:12
KF Prishtina

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Ferizajt. Mario Ilievski e shënoi golin e epërsisë për skuadrën nga kryeqyteti në minutën e 51-të.

Ndeshja i takon javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Prishtinë e Gjilan pjesët e para mbyllen pa gola

9 o. më parë / 7 dhj 2025 13:52
Prishtina

Kanë përfunduar pa gola pjesët e para të ndeshjeve Prishtina – Ferizaj dhe Gjilani – Llapi.

Prishtina që po luan në “Fadil Vokrri” dominoi në 45-minutëshin e parë, por nuk realizoi.

Ndërkohë, pavarësisht se nga minuta e gjashtë po luan me një lojtar më shumë, Gjilani nuk ka arritur ta zhbllokojë rezultatin.

Gnapi ndëshkohet me të kuq

9 o. më parë / 7 dhj 2025 13:15
Axel Gnapi

Kapiteni i Llapit, Axel Gnapi, është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e gjashtë në përballjen ndaj Gjilanit.

Gnapi u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes shumë të ashpër ndaj portierit të Gjilanit, Vokli Laroshit. 

Ambulanca hyri në fushë, por nuk pati nevojë për intervenim. Laroshi më pas u intervenua.

Është duke u zhvilluar minuta e 14-të e takimit mes Gjilanit dhe Llapit dhe rezultati është 0:0. Kjo ndeshje i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.